Sport

Roma zyrtarizon Reynoldsin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, amerikani Bryan Reynolds është zyrtarizuar te Roma në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Ekipi nga Serie A, të hënën e ka regjistruar Reynoldsin që do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Romën në pjesën e dytë të këtij sezoni, kanë njoftuar mediumet italiane.

Për transferimin e tij nga FC Dallasi, skuadra e Romës ka paguar 7.5 milionë euro dëmshpërblim. Ndërkohë, Reynolds 19-vjeçar ka firmosur kontratë me Romën deri në verën e vitit 2024. Krahas Romës, në garë për Reynoldsin ishte edhe kampioni i Italisë, Juventusi.