Sport

Bashkimi fiton ndeshjen dramatike ndaj Rahovecit

Bashkimit të Prizrenit i ka takuar ndeshja e fundit e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi të dielën mbrëma në Prizren fitoi me rezultatin 86:83 ndaj Rahovecit. Ishte një tjetër ndeshje e barabartë dhe e fortë, e vendosur në aksionet e fundit, njëjtë si shumica e ndeshjeve të këtij edicioni.

Fundori Musab Mala udhëhoqi Bashkimin me 38 pikë e tri kërcime. Sean Hoehn realizoi 30 pikë e pesë kërcime.

Marvin Jones realizoi 26 pikë për Rahovecin.

Bashkimi mbetet i pesti me 29 pikë, ndërsa Rahoveci është i renditur më lartë me 31 pikë.