Sport

Hertha po punon për transferimin e Rashicës

Te Werder Bremeni kanë thënë se nuk kanë pasur ndonjë ofertë konkrete për Milot Rashicën në afatin e janarit. Por njëjtë si në afatin e kaluar, negociata të momentit të fundit raportohet se kanë filluar të dielën.

Sipas raportimeve të “Bild” dhe “Sky”, Hertha është e interesuar për 24-vjeçarin nga Kosova.

Në verë Rashica ishte fare pranë kalimit te Bayer Leverkuseni. Aston Villa e RB Leipzig po ashtu kishin shprehur interesim për sulmuesin e krahut. Werderi tani do të ishte i gatshëm të lirojë Rashicën për 15 milionë euro, ndërsa në verë kishte kërkuar 20 milionë.

Hertha Berlin aktualisht është në vendin e 14-të në Bundesligë me 17 pikë.