Sport

Uzuni vazhdon me gola në Hungari

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin hungarez.

25-vjeçari shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij Ferencvarosh në ndeshjen ndaj Kisvarda.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët që shënuan me Jelena për 1:0.

Në minutën e 58-të vendasit barazuan rezultatin me Uzunin në 1:1, me të cili rezultat përfundoi ndeshja.

Në 13 ndeshje në ligën hungareze Uzuni ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime.