Sport

Bardhi asiston në fitoren ndaj Realit

Descriptive Text

Real Madridi është befasuar në shtëpi të shtunën pasi është mposhtur nga Levante me rezultatin 2:1.

Në këtë ndeshje protagonist ishte edhe mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, që asistoi te goli i fitores së Levantes.

Takimi nisi keq për vendasit që mbetën me 10 lojtarë në fushë në minutën e nëntë pas ndëshkimit me karton të kuq të Eder Militaos.

Në minutën e 13-të madrilenët kaluan në epërsi prej 1:0 me golin e shënuar nga Marco Asensio.

Mysafirët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 32-të me Morales në 1:1.

Në pjesën e dytë mysafirët fituan një penallti në minutën e 64-të. Por nga pika e bardh gaboi Marti Roger.

Por udhëtuesit golin e fitores e gjetën në minutën e 78-të kur pas një topi të kthyer në zonë nga Bardhi, Roger shënoi një gol të bukur për rezultatin 2:1.