Sport

Valladolidi mposhtet në shtëpi

Real Valladolidi ka pësuar humbje në shtëpi sonte ndaj Huescas në xhiron e 21-të të La Ligas spanjolle.

Rafa Mir ka realizuar tre gola për Huescan. Ai realizoi golat në minutat 37, 50 dhe 57. Për Valladolidin golin e vetëm e shënoi Toni Villa në minutën e 93-të.

Huesca është e fundit në renditje me 16 pikë pas 21 ndeshjeve, ndërsa Valladolidi zë vendin e 16-të me 20 pikë pas 21 ndeshjeve.