Sport

Danimarka i bashkohet Suedisë në finale

Descriptive Text

Danimarka për herë të dytë rresht do të luaj në finale të Botërorit të hendbollit. Danimarka, që është kampione në fuqi, të premten mbrëma e mposhti Spanjën në gjysmëfinale me rezultatin 35:33. Ndeshja ishte shumë e fortë, ndërsa danezët ishin vazhdimisht në epërsi.

Spanjollët në minutën e fundit kishin rast të barazonin rezultatin, por goditën shtyllën. Në aksionin e fundit, danezët shënuan gol për rezultatin përfundimtar, 35:33. Ndeshja finale në mes të Danimarkës dhe Suedisë luhet më të dielën, kur është edhe ndeshja për vend të tretë në mes të Spanjës e Francës. Botërori i 27-të i hendbollit po mbahet në Egjipt.