Sport

Guardiola: Garcia është lojtar i Cityt

Eric Garcia ka qenë futbollisti më i përfolur se mund të kalojë te Barcelona. Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt thuhej se do të kthehej në Spanjë në afatin kalimtar të janarit, por një gjë të tillë e ka mohuar trajneri i klubit, Guardiola. Garcia iu bashkua Cityt nga Barcelona në vitin 2017. Kontrata e tij me klubin anglez përfundon në verë, por trajneri Ronald Koeman, i dëshiron me çdo kusht shërbimet e tij.

“Nuk dua të flas më për këtë çështje. Afati kalimtar i janarit së shpejti do të mbyllet dhe për momentin ai është futbollit i klubit tonë. Dhe një djalosh i jashtëzakonshëm. Asgjë më shumë”, ka thënë Guardiola të premten në konferencën për shtyp, para duelit me Sheffield Unitedin.