Sport

Silva do të pensionohet në Brazil, te Fluminense

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva ka konfirmuar se karrierën si futbollist aktiv do ta mbyll te skuadra e Fluminenses në Brazil. Silva ka thënë se në një të ardhme të afërt planifikon të kthehet në vendlindje për të luajtur për Fluminensen, ekip ku edhe e nisi karrierën.

36-vjeçari para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Chelseat si futbollist i lirë dhe me ekipin londinez ka kontratë valide deri në fund të sezonit aktual, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Të gjithë e dinë që dëshira ime është të kthehem te Fluminense për ta mbyllur karrierën si lojtar i lirë. Kjo është ëndrra ime dhe besoj se do të më realizohet”, është shprehur Silva, i cili këtë edicion ka 19 ndeshje me fanellën e Chelseat.

Braziliani karrierë në Evropë ka bërë edhe te PSG-ja, Milani, Dinamo Moska e Porto.