Sport

Rooney: Lampardi meritoi më shumë kohë te Chelsea

Wayne Rooney beson se Frank Lampardit është dashur t’i jepej më shumë kohë te skuadra e Chelseat.

Lampardi u shkarkua nga klubi londinez më herët këtë jave, ndërsa puna e tij zgjati vetëm 18 muaj dhe rezultatet i munguan.

Rooney është aktualisht trajner i Derbeyt, ish-ekipit që u drejtua nga Lampardi.

Ish-sulmuesi i Evertonit dhe Manchester Unitedit nuk ka qenë i befasuar me këtë vendim.

“Nuk kam qenë i befasuar. Është e qartë mënyra se si e operon Chelsea biznesin e vet. Nuk ka qenë befasi e madhe shkarkimi i Frankut. Mendoj se atij i është nevojitur më shumë kohë. Ka bërë punë të madhe te Chelsea vitin e kaluar. Ka marrë lojtarë të cilëve u duhet kohë për të konkurruar për titull”, ka thënë ndër të tjerash Rooney.