Sport

Mbappe do të largohet nga PSG-ja

Sulmuesi francez Kylian Mbappe, do të largohet nga skuadra e Paris Saint-Germainit në fund të këtij edicioni.

Raportohet e krerët e klubit francez kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Mbappen për shkak se sulmuesi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Mbappe po shkëlqen edhe këtë sezon, pasi ka shënuar 16 gola e ka bërë nëntë asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat për Parisin.

Mbappe është pjesë e PSG-së, prej verës së vitit 2017, kurse interesim për transferimin e tij ka kohë që kanë shprehur Real Madridi e Liverpooli.