Sport

Finalja e Kupës së Mbretit 2020, pa shikues

Real Sociedadi dhe Athletic Bilbao do të ndeshen në finalen e Kupës së Mbretit për vitin 2020, më 4 prill, në “La Cartuja”, pa tifozë, shkruan “Marca” të enjten.

Vendimi ende nuk është final, por është thënë se nuk ka shanse që të ketë publik në shkallë të stadiumit për ta parë nga afër duelin historik të rivalëve bask.

Finalja e vitit 2020 ishte paraparë të luhej më 18 prill 2020, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë.

Ndërkohë, edhe finalja e edicionit 2021, e paraparë të luhet më 17 prill, pritet ta ketë të njëjtin fat, ndonëse në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar.

Sociedadi renditet në vendin e gjashtë në La Liga. Bilbao është gjashtë pikë prapa rivalit dhe e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Së fundmi e fitoi edhe Superkupën e Spanjës.