Sport

Lëndimet s’e lënë të qetë Carvajalin

Descriptive Text

Dani Carvajal është në dyshim për t’u kthyer në fushë në vikend.

Pas afër një muaji si i lënduar, mbrojtësi i krahut të djathtë i Real Madridit ende po ka probleme me muskuj. Ai nuk pritet të luajë kundër Levantes në stadiumin “Alfredo Di Stefano” në ndeshjen e xhiros së 21-të.

Carvajal nuk ka luajtur që prej 2 janarit kur u lëndua ndaj Celtas, ndërsa në këtë edicion ka munguar në 14 ndeshje në total.

Për fat të keq, mbrojtësi spanjoll është njëri prej lojtarëve të Real Madridit që ka pasur probleme më së shumti me dëmtime, kryesisht muskulore.

Prej edicionit 2015/2016, Carvajal ka munguar në 65 ndeshje gjithsej.