Sport

Ibrahimoviqi mohon se ka përdorur gjuhë raciste

Zlatan Ibrahimoviq ka mohuar se ka përdorur gjuhë raciste gjatë konfrontimit që pati me Romelu Lukakun mbrëmë në çerekfinale të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit. Milani pësoi 2:1, ndërsa Ibrahimoviqi u përjashtua pas ndëshkimit me dy kartona të verdhë.

“Në botën e Zlatanit nuk ka vend për racizëm”, ka shkruar Ibra në Twitter.