Sport

Veseli pranë Virtus Entellasit

Mbrojtësi i Shqipërisë, Frederic Veseli do të ndërrojë skuadër por jo edhe kampionat. Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Veseli do të largohet nga Salernitana për tu transferuar te Virtus Entella. Madje, thuhet se marrëveshja tashmë është arritur mes palëve dhe kalimi i Veselit te Entella do të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

Mësohet se Veseli 28-vjeçar ka pranuar të largohet nga Salernitana, ekip të cilit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni për shkak të hapësirës së vogël që e ka pasur. Ai ka regjistruar vetëm dhjetë paraqitje këtë sezon me Salernitanan, skuadër që ka kontratë deri në vitin 2022. Te Virtus Entella që po lufton për mbijetesë në Serie B, Veselit i është premtuar minutazh më e madhe.