Nëse dëshironi të dini se ku do të jetë e ardhmja e Ousmane Dembeles, atëherë thjesht pyesni nënën e tij.
Nëna e Dembeles, Fatimata ishte personi që e bindi sulmuesin francez të firmoste kontratën e parë profesioniste te klubi francez, Rennes në vitin 2015, me gjithë interesimin nga ekipet e mëdha evropiane. Dembele deshi të largohej, por nëna e tij e dinte se çfarë është më së miri për të.
Në stinorin vijues, ai u bë lojtari më i ri që shënoi dhjetë gola në Ligue 1, duke kaluar emrat si Thierry Henry dhe David Trezeguet, dhe me Rennesin shijoi një stinor impresiv, ku luftoi për të arritur në Ligën e Kampionëve.
Mediumet katalunase e quajtën atë Neymari i ardhshëm, pasi raportuan se ai shënoi tre gola në sy të drejtorit sportiv të Barcelonës, Robert Robert Fernandez, gjatë fitores 4:1 ndaj Nantesit.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
15 qershor 2017 13:05
-
Shpërndaje në: