Sport

Pak minuta për Muriqin në fitoren e Lazios

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka luajtur pak për Lazion që fitoi 2:1 ndaj Sassuolos, të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

Muriqi në lojë hyri në minutën e 86-të në vend të Ciro Immobiles. Imobile realizoi golin e fitores për Lazion në minutën e 72-të. Francesco Caputo kaloi Sassulon në epërsi në minutën e gjashtë, ndërsa rezultatin e barazoj Sergej Milinkoviq-Saviq në minutën e 25-të.

Lazio është e shtata me 34 pikë.