Sport

Aouari synon transferimin në La Liga te ndonjë skuadër e madhe

Mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar po synon që në fund të këtij edicioni të transferohet në La Liga pas negociatave që ka pasur me Real Madridin dhe Barcelonën.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga ESPN. Aouar është i vendosur të largohet nga Lyoni në verë pas prishjes së raporteve me drejtuesit e klubit dhe dëshiron që karrierën ta vazhdojë në njërin prej ekipeve të mëdha të Spanjës.

Mesfushori 22-vjeçar këtë edicion ka shënuar tre gola e ka dhënë po aq asistime në 16 ndeshje për Lyonin, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023. Ai gjithashtu ka edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Francës, për të cilën debutoi në tetor të vitit të shkuar.