Sport

Tottenhami pas sulmuesit Ings

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin e Southamptonit, Danny Ings ka raportuar të martën “Eurosport”.

Mësohet se trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho po kërkon ta forcojë repartin e sulmit gjatë këtij muaji dhe po insiston në transferimin e Ingsit.

Për shërbimet e sulmuesit 28-vjeçar, Tottenhami është i gatshëm t’i ofrojë Southamptonit rreth 20 milionë euro dëmshpërblim.

Ings po shkëlqen këtë edicion në Premier League pasi ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë në 13 ndeshje të luajtura për Southamptonin.

Ai ka kontratë me Southamptonin deri në vitin 2022 kurse ka luajtur edhe te Liverpooli, Burnley e Bournemouthi.