Sport

Milani nis bisedimet me Barcelonën për Firpon

Skuadra e Milanit ka nisur bisedimet me Barcelonën për mbrojtësin e krahut të majtë, Junior Firpo, kanë raportuar mediumet italiane të martën.

Bëhet e ditur se Milani po insiston në transferimin e Firpos gjatë këtij muaji për shkak të mungesës së Theo Hernandezit. Firpo këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe te Barça dhe gjasat janë të mëdha që të largohet. Ai ka dhjetë paraqitje në të gjitha garat dhe me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2024. Kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro. Krahas Firpos, skuadra e Milanit po kërkon edhe qendërmbrojtësin Samuel Umtiti, i cili gjithashtu pritet të largohet nga Barcelona gjatë janarit.