Sport

Milani huazon Contin te Parma, merr Tomorin e Chelseas

Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti do të huazohet te Parama, që do ta ketë edhe mundësinë e blerjes në fund të sezonit. Sipas “Sky Sport Italia”, marrëveshja është arritur midis dy klubeve.

Conti pritet t’i nënshtrohet të martën një kontrolli mjekësor, një ditë pasi Milani do ta luaj ndeshjen kundër Cagliarit. Conti ishte afër kalimit te Fiorentina, por negociatat u ndërprenë ditët e fundit.

Milani do ta zëvendësojë Contin e mbrojtësin e Chelseas, që po ashtu do të udhëtoj drejt Milanos për të kompletuar huazimin me mundësi blerje për 30 milion euro.

Por, Milani synon ta marrë futbollistin e Chelseas për 18 muaj e jo gjashtë.