Sport

Atletico kërkon sulmuesin Lacazette

Atletico Madrid e ka kthyer interesimin për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka raportuar të dielën “AS”.

Drejtuesit e skuadrës spanjolle edhe gjatë verës së vitit të kaluar shprehën interesim për 29-vjeçarin, por transferimi i tij nuk u realizua.

Sidoqoftë, Atletico tani po planifikon ta realizojë transferimin këtë muaj. Lacazette me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit 2022