Sport

Tottenhami e mposht skuadrën e vendit të fundit, Sheffieldin

Descriptive Text

Transferimi më i shtrenjtë i Tottenhamit, Tanguy Ndombele, e shënoi një moment magjik në fitoren e skuadrës së tij 3:1 në Premier League kundër ekipit të fundit në tabelë, Sheffield United të dielën. Spursi i shënoi dy gola në pjesën e parë.

Në minutën e pestë realizoi me kokë Serge Aurier, ndërsa Harry Kane plasoi topin bukur në rrjetë pesë minuta para se skuadrat të shkonin në pushim.

Pas afër një ore lojë, David McGoldrick e ngushtoi epërsinë në 2:1. Megjithatë, tre minuta para fundit, Ndombele e paraboloi portierin e vizitorëve për mrekulli dhe vulosi rezultatin final të takimit.

Sheffieldi fitoren e parë këtë edicion e arriti këtë javë kur mposhti Newcastle Unitedin, ndërsa ka vetëm pesë pikë në 19 ndeshje. Tottenhami pas 18 ndeshjeve ka arkëtuar 33 pikë.