Sport

Arsenali ndalet nga Crystal Palace

Descriptive Text

Arsenali nuk e ka arritur fitoren e katërt rresht në Premier League, e që e kërkonte për herë të parë që prej tetorit të vitit 2018.

“Revolveristët” të enjten mbrëma, barazuan pa gola me Crystal Palacen.

Të dyja ekipet i patën disa mundësi të mira shënimi në të dy pjesët, megjithatë, rrjetat nuk u tundën. Në këtë ndeshje, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, luajti për 90 minuta, ndërsa Shkodran Mustafi nuk ishte i ftuar.

Me këtë barazim, Arsenali pas 18 ndeshjeve ka mbledhur 24 pikë, ndërsa pozicionohet në vendin e 11-të. Dy vende më poshtë është Crystal Palace me një pikë më pak.