Sport

Juve rivalizon Unitedin e Chelsean për Bernardeschin

Juventusi raportohet se është futur në garë me Manchester Unitedin dhe Chelsean në kërkim të sulmuesit të Fiorentinës Federico Bernardeschi.

23-vjeçari i Fiorentinës që sivjet ka shkëlqyer po vlerësohet si “Baggio i ri”.

Ai ka shënuar 10 gola në sezonin aktual duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane.