Sport

Lapadula afër kalimit te klubi anglez

Brighton & Hove Albion raportohet se ka dërguar përfaqësuesit në Milano për të nisur bisedimet për sulmuesin Gianluca Lapadula.

Sipas Tuttomercatoweb, përfaqësuesi i ekipit anglez gjendet në qendrën stërvitore të Milanit për bisedime me drejtorët e klubit.

Raportohet se Milani për shërbimet e tij kërkon 20 milionë euro dhe kjo shumë ka trembur edhe Crystal Palacen që veçse kishte shprehur interesim për të.