Sport

Lëndohet Vojvoda

Mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda, është lënduar në ndeshjen kundër Milanit, në kuadër të Kupës së Italisë.

Futbollisti kosovar që ishte titullar u lëndua në krah dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 84-të.

Koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Torino është mbyllur 0:0. Fituesi do të përcaktohet në kohën shtesë ose pas ekzekutimit të penalltive.