Sport

Spalletti synon t’ia kthejë identitetin Interit

Luciano Spalletti në konferencën si trajner i ri i Interit, ka thënë se synon t’ia kthejë identitetin që e kishte dikur klubit.

Italiani ka thënë se për këtë synim do të tentojë të sjellë në skuadër lojtarët e rinj të akademisë “Primavera”

“Dëshiroj që Interi ta shijojë historinë që ka”, ka thënë Spalleti në konferencën për media.

“Pse erdha këtu? Dua që Interi të lidhet me historinë. Duhet të jetë ekip që shton të rrahurat e zemrave të fansave. Ata duhet të luajnë me identitet preciz në fushë”, ka shtuar ai.

“Primavera? E uroj Vecchin [trajnerin e të rinjve] që sollën titullin në shtëpi. Shpresoj që ata të vazhdojnë në këtë mënyrë. Ne duhet t’i kopjojmë atë. Zakonisht them që Primavera të kopjojë ekipin e parë, por tani duhet t’i kopjojmë ata”.