Sport

Dybala mund të mungojë deri në tri javë

Paulo Dybala mund të mbetet jashtë fushave të gjelbra për disa javë. Dybala u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos pas një dëmtimi në gju duke e lëshuar fushën në minutën e 42-të.

Sulmuesi argjentinas pritet të bëjë ekzaminimet për të kuptuar shkallën e lëndimit. Sipas mediave italiane Dybala, mund të mungoj së paku tri javë.

Ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo për ndeshjen e fundjavës kundër Interit.