Sport

Izolohet Aguero

Sergio Aguero pritet të mungojë së paku në dy ndeshje te Manchester City.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i skuadrës angleze, Pep Guardiola.

Sulmuesi argjentinas është izoluar pasi ka pasur kontakte me një person i cili ka rezultuar pozitiv.

“Fatkeqësisht Sergio Aguero ishte në kontakt me shumë se zakonisht me një person që është pozitiv me COVID-19, andaj do qëndrojë në izolim për disa ditë”, u shpreh Guardiola.

Sulmuesi argjentinas pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Brightonit dhe Crystal Palace