Sport

Atletico arrin marrëveshje me Lyonin për Dembelen

Descriptive Text

Atletico Madridi ka arritur marrëveshje me Lyonin për huazimin e Moussa Dembeles, raporton “Goal.com”. Atletico ka edhe opsionin për ta blerë futbollistin, pasi të mbarojë marrëveshja e huazimit, për 33 milionë euro.

Dembele ka kaluar dy vjet e gjysmë te Lyoni, ndërsa ishte transferuar te klubi francez nga Celticu në verën e vitit 2018 për 22 milionë euro.

Francezi i ka realizuar 45 gola në 108 ndeshje për klubin e Ligue 1 të Francës.