Sport

Upamecano i shumëkërkuar

Chelsea i është bashkuar garës për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Leipzigut, Dayot Upamecano.

Mbrojtësi francez pas paraqitjeve të mira me skuadrën gjermane ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Në garë për 22-vjeçarin janë edhe skuadra si Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Chelsea e sheh lojtarin si zëvendësues ideal të Kurt Zoumas, që nuk ka bindur trajnerin Frank Lapmard me paraqitjet këtë sezon.

Leipzigu për ta liruar Upamecanon po kërkon mbi 50 milionë euro.