Sport

Gladbachu përmbys Bayernin për t’ia rrezikuar kreun e tabelës

Borussia Monchengladbach ka fituar 3:2 ndaj Bayern Muenichut në xhiron e 15-të të Bundesligës për t’ia rrezikuar pozitën e parë në tabelë kampionit gjerman. Fitorja erdhi me një përmbysje dramatike.

Robert Lewandowski i dha epërsinë bavarezëve pas 20 minutash lojë, gjashtë minuta para se Leon Goretzka të çonte rezultatin në 2:0. Megjithatë, Jonas Hofmann me dy gola në fund të pjesës së parë arriti të barazonte gjithçka, ndërsa me fillim të pjesës së dytë Florian Neuhaus përmbysi rezultatin për fitoren e gjashtë të Gladbachut këtë sezon.

Bayerni vazhdon të prijë në tabelë me 33 pikë të tubuara, pas 15 ndeshjeve. Leipzigu e ndjek pas me dy pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.