Sport

Aguero, dëshira e PSG-së

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, dëshiron ta përforcojë ekipin në fazën e sulmit.

Sipas mediave franceze, trajneri po synon transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Argjentinasi është përballur me lëndime të shumta këtë edicion që i kanë kushtuar me humbjen e vendit të titullarit te City dhe mund të largohet gjatë këtij muaji nga ekipi anglez.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë PSG-ja, për ta bindur lojtarin të transferohet në Francë.

Aguero është në vitin e fundit të kontratës me Cityn dhe nuk e ka vazhduar ende.

Ai këtë sezon në Premierligë ka luajtur vetëm 141 minuta.