Sport

Van de Beek mund të largohet në janar nga Unitedi

Donny van de Beek pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se futbollisti ka kërkuar largimin nga “Old Traffordi” për shkak të minutazhës së vogël këtë edicion pasi rrezikon të mos ftohet nga Përfaqësuesja e Holandës për Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë vit.

Mesfushori 23-vjeçar, iu bashkua Unitedit me bujë të madhe para fillimit të këtij edicioni por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Ai ka një gol dhe një asistim në 20 ndeshje, ku vetëm në dy prej tyre është aktivizuar si titullar.

Për transferimin e tij, Unitedi pagoi 44 milionë euro dëmshpërblim. Van de Beek ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.