Sport

Aston Villa kërkon 100 milionë euro për Grealishin

Mesfushori anglez Jack Grealish mund të largohet nga skuadra e Aston Villas në fund të këtij edicioni. Mësohet se drejtuesit e ekipit nga Premier League tashmë i kanë caktuar çmimin Grealishit dhe për ta lënë të lirë mesfushorin në verë, po kërkojnë të paktën 100 milionë euro dëmshpërblim.

Kështu, kanë njoftuar të enjten mediumet angleze. Grealish po shkëlqen këtë edicion te Villa dhe është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në kampionatin anglez. 25-vjeçari, ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 16 ndeshje për Villan këtë sezon.

Ai ka kontratë me ekipin deri në vitin 2025 kurse interesim për shërbimet e tij, kanë treguar Manchester Unitedi, Manchester City e Chelsea.