Sport

Prishtina kthen portierin Nika

Descriptive Text

Ardit Nika është kthyer te skuadra e Prishtinës, ka njoftuar të mërkurën klubi “bardhekaltër”.

Te Prishtina është kthyer nga skuadra tjetër e Prishtinës, Flamurtari, ku qëndroi dy vjet si portier i parë.

Ai për faqen e klubit ka thënë se në Prishtinë është kthyer për të arritur suksese të mëdha.

“Besoj shumë se jam duke bërë zgjidhjen e duhur me rikthimin tim tek Prishtina. Besoj se mund t’i arrijë ambiciet të cilat i kam, që do të thotë se pretendoj që mos të lëviz nga skuadra. Kam besim të plotë se me angazhim maksimal do t’ia arrijë të jem portier i parë i skuadrës. Jam i ri, koha është në favorin tim, jam në klubin e duhur, në klubin më të madh në vend dhe me mbetët të punoj shumë dhe të dëshmoj cilësitë që kam”, ka thënë ish-portieri i Shpresave të Kosovës.