Sport

Shorti për “Euro U-21” tërhiqet më 28 janar, Kosova në vazon e pestë

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll më 28 janar do t’i mësojë kundërshtarët për kualifikimet për kampionatin evropian “Euro 2023”.

Shorti do të tërhiqet në Nyon të Zvicrës më 28 janar, ndërsa Kosova është në vazon e pestë bashkë me Malin e Zi, Lituaninë, Kazakistanin, Moldavinë, Qipron, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin dhe Letoninë.

Shqipëria është në vazon e katërt bashkë me Skocinë, Maqedoninë e veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën, Uellsin, Irlandën e Veriut, Finlandën, Hungarinë dhe Bjellorusinë.

Kualifikimet nisin në mars të këtij viti për ta siguruar biletën për në Evropianin që mbahet në Gjeorgji dhe Rumani.

Vetëm një grup do t’i ketë pesë përfaqësuese, kurse shtatë të tjerat do të përbëhen me nga gjashtë.

Kosova pritet këto kualifikime t’i nisë me një përzgjedhës të ri.