Sport

Daci dy gola në fitoren e Konyasporit

Descriptive Text

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Erdon Daci, ka shënuar dy gola në fitoren shumë të rëndësishme të Konyasporit kundër Galatasarayt me rezultat 4:3.

Golin e parë, 22-vjeçari nga Shkupi e realizoi në minutën e 41-të. Ndërkaq golin e dytë për Konyasporin dhe të dytin personal, qendërsulmuesi e shënoi në fillim të pjesës së dytë. Për Dacin ishin golat e parë në Superligën e Turqisë me Konyasporin këtë sezon, në gjashtë ndeshje sa është paraqitur. Ndërkohë, ka realizuar edhe dy gola në Kupën e Turqisë. Në total, ka zhvilluar shtatë ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe një asistim. Ndeshja e së martës i takoi xhiros së 16-të të kampionatit turk. Konyaspori është i teti me 22 pikë