Sport

Lazio kthen interesimin për Mustafin

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi mund të kthehet të luaj sërish në Itali. Së fundi interesim për mbrojtësin e Arsenalit ka shprehur skuadra italiane, Lazio, ka raportuar “La Lazio Siamo Noi”. Sipas raportimeve, Lazio është në kërkim të një mbrojtësi gjatë këtij afati kalimtar dhe Mustafi shihet si përforcim ideal.

“Ndër emrat që janë përfolur në klub është edhe ai i mbrojtësit 28-vjeçar Shkodran Mustafi”, shkruan sajti italian.

Edhe më herët, Lazio ka qenë i interesuar për fituesin e Kupës së Botës së vitit 2014 me Gjermaninë. Mustafi ka luajtur nëntë ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, në total 534 minuta. Edhe Arsenali është i interesuar ta shes Mustafin. Për Mustafin u raportua se interesim ka shprehur edhe Barcelona. Mustafi më herët karrierë në Itali ka bërë edhe te Sampdoria.