Sport

Dyfishohen rastet me COVID-19 në Premier League

Premier League ka njoftuar se 40 futbollistë dhe staf i klubeve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë javës së shkuar, dyfish më shumë se sa para dy javëve, përcjellë BBC të martën. Pas testimeve të mëparshme një herë në javë, Premier League ka bërë në total 2295 teste gjatë dy raundeve në javën e shkuar.

Midis datave 28 dhe 31 dhjetor, ishin 28 teste të reja pozitive dhe 12 më shumë dolën mes 1 dhe 3 janarit. Numri më i lartë i mëparshëm ishte 18 raste pozitive nga 21 deri më 27 dhjetor.

“Me një numër të ulët të testeve pozitive në shumicën dërrmuese të klubeve, liga vazhdon të ketë besim në protokollet e saj Covid-19, të mbështetura plotësisht nga qeveria, për të mundësuar ndeshjet që të luhen siç janë planifikuar”, thuhet në njoftimin e Premier Leagues.