Sport

Alena huazohet te Getafe

Descriptive Text

Skuadra e Getafes ka kompletuar huazimin e mesfushorit Cales Alena nga Barcelona, kanë njoftuar të martën mediumet spanjolle. Alena deri në fund të këtij edicioni do të jetë pjesë e Getafes, ekip që ka marrë përsipër pagën e tij gjatë kësaj periudhe.

Në fund të sezonit, Alena do të kthehet te Barcelona për të luftuar për një vend titullari në ekip për edicionin e ri. Mesfushori 23-vjeçar, këtë edicion ka pasur minutazhë të limituar te Barcelona dhe për këtë arsye është larguar. Ai ka regjistruar vetëm pesë paraqitje te Barça në të gjitha garat dhe me ekipin katalunas ka kontratë deri në vitin 2022.