Sport

Shevchenko shihet si zëvendësues i Frank Lampardit

Përzgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko mund të kthehet te Chelsea, por tani si trajner, ka njoftuar të martën “Le 10 Sport”.

Blutë e Londrës e shohin si kandidat të mundshëm për ta zvëndësuar Frank Lampardin, i cili është nën presion të fortë pas rezultateve të dobëta. Ish-sulmuesi i Chelseas është një prej disa trajnerëve që mund të jetë zëvendësues i Lampardit.

Shevchenko ka drejtuar me sukses përfaqësuesen e Ukrainës. 44-vjeçari e drejton Ukrainën që nga viti 2016.