Sport

Liverpooli e nis me humbje vitin 2021

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar humbje nga Southamptoni këtë të hënë.

Vendasit triumfuan me rezultat minimal 1-0 ndërsa statistikat tregojnë se të dy skuadrat patën shanse të mira shënimi.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi Danny Ings në minutën e dytë të ndeshjes.

Kjo është disfata e dytë e Liverpoolit këtë sezon i cili gjendet në pozitën e parë të tabelës me 33 pikë ndërsa Southamptoni renditet i nënti me 26 sosh.