Sport

Alex Sandro preket nga koronavirusi

Mbrojtësi Alex Sandro është infektuar me koronavirus, ka njoftuar të hënën klubi i Juventusit.

Siç ka raportuar klubi italian, mbrojtësi ka shfaqur disa simptoma të lehta dhe në testin për koronavirus ka rezultuar pozitiv. Ai është vetizoluar menjëherë.

Alex Sandro ka luajtur 83 minuta në fitoren që të dielën Juventusi e arriti 4:1 kundër Udineses.

“Zonja e Vjetër” të mërkurën në “San Siro” do të përballet kundër Milanit, në kuadër të xhiros së 16-të të kampionatit italian, Serie A.