Sport

Pochettino e dëshiron Dele Allin në Francë

Descriptive Text

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino dëshiron të transferojë në Francë mesfushorin e Tottenhamit, Dele Alli. Mesfushori anglez e ka humbur pozitën e titullarit te Tottenhami dhe e ka kërkuar largimin.

Trajneri argjentinas po tenton ta bindë lojtarin të transferohet në Francë. Alli dhe Pochettino kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë dhe raportet e mira në mes tyre mund të bëjnë që lojtari të transferohet gjatë janarit.

Drejtuesit e klubit francez e kanë kërkuar në formë huazimi mesfushorin, por që nuk është pranuar nga londinezët. Tottenhami po kërkon rreth 40 milionë euro për ta liruar lojtarin.