Sport

Kukaj zbulon arsyen e largimit nga Prishtina

Liridon Kukaj është larguar edhe zyrtarisht nga FC Prishtina.

Mbrojtësi i njohur kosovar i ka dhënë fund aventurës së tij me prishtinasit pas pesë vjetësh te kryeqytetasit.

33-vjeçari, për Sportin në KTV, ka treguar arsyet e largimit nga prishtinasit.

Ish-futbollisti i Prishtinës, që në të kaluarën ka luajtur edhe në kampionatin e Shqipërisë, thotë se pas largimit nga kryeqytetasit, ka marrë oferta të shumta nga ekipe të njohura.

Jo zyrtarisht, Sporti në KTV zbulon se Kukaj është shumë afër Flamurtarit, skuadrës që u rikthye në Superligë.

Një ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin e Kosovës, gjatë qëndrimit për pesë vjet te Prishtina, fitoi pesë trofe, titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën.

Përveç këtyre trofeve, Kukaj ka fituar edhe kurorën e dyfishtë, e vetmja në histori të klubit në vitin 2013.

Kukaj ka regjistruar me Prishtinën 185 ndeshje zyrtare në tri gara, duke shënuar edhe 12 gola kampional. Pas luftës, vetëm tre futbollistë kanë më shumë paraqitje, Azem Ahmeti 254, Florim Humolli 235 dhe Kushtrim Mushica 188.