Sport

WBA e interesuar për Terryn

West Bromwich Albion raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e John Terryt para sezonit të ardhshëm.

36-vjeçari është lojtar i lirë pasi u largua nga Chelsea pas 22-vjetësh në klub.

Bournemouthi dhe Brightoni janë dy skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për të, por “SkySports” raporton se WBA ka më së shumti gjasa për transferimin e mbrojtësit me përvojë.

Për të kanë shprehur interesim edhe disa klube kineze.