Sport

Derbi Betis – Sevilla mbyllet pa fitues

Derbi lokal Betis – Sevilla ka përfunduar pa fitues. Betisi luajti 1:1 në shtëpi me Sevillan sot në xhiron e 17-të të La Ligas.

Suso (48’) kishte realizuar për epërsinë 1:0 të Sevillas, ndërsa barazoi Sergio Canales (53’) për Betisin nga penalltia. Betisi pati mundësinë të shënonte edhe golin e fitores në minutën e 75-të, por dështoi nga penalltia Nabil Fekir.

Betisi pas 17 xhirove zë vendin e nëntë me 20 pikë, Sevilla është e pesta me 27 pikë nga 15 ndeshje. Kryeson Atletico Madridi me 35 pikë nga 14 ndeshje.