Sport

Rangersi e mposht Celticun në derbin e Skocisë

Rangersi ka bërë një hap të madh para drejt titullit të kampionit të Skocisë, duke triumfuar sot 1:0 ndaj Celticut në derbin e madh.

Callum McGregor (70’ autogol) shënoi golin e vetëm në ndeshje. Celticu nga minuta e 62-të mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Nir Bittonit. Te Celticu në stol ishte Albian Ajeti por nuk u aktivizua.

Pas 22 xhirove kryeson Rangersi me 62 pikë, 19 më tepër se Celticu që zë vendin e dytë. Celticu i ka zhvilluar tri ndeshje më pak.